Lutfi Hanku, “NDERI I SHOQATËS ATDHETARE KULTURORE BULQIZA”

690

Kryesia e Shoqatës Atdhetare Kulturore “Bulqiza”, i jep z.Lutfi Hanku titullin “NDERI I SHOQATËS ATDHETARE KULTURORE BULQIZA”

me motivacionin:

“Dalluar si veprimtar shoqëror, mësues i talentuar dhe penë krijuese e disa veprave letrare e historike që përshkruajnë me realizëm jetën dhe qëndresën e popullit dibran për liri e zhvillim kombëtar”.

BUL2 Lutfi HankuKryesia e Shoqatës arriti në këtë vlerësim pasi shqyrtoi CV-në dhe dokumentat që tregojnë jetën, kontributin si veteran i luftës për liri, si shkrimtar dhe mësues e veprimtar i dalluar, arritjet dhe krijimtarinë e z.Lutfi Hanku si shkrimtar dhe veprimtar shoqëror, i dalluar dhe i dobishëm për shoqërinë me vepra letrare që janë pasuri kombëtare.

Gjithashtu u miratua nga kryesia e shoqatës atdhetare kulturore “Bulqiza” propozimi për dhënien e pensionit të posaçëm z.Lutfi Lanku.

Vendimi  i propozimit u dërgohet Këshillit të Qarkut Tiranë dhe organeve kompetente sipas ligjit për miratim.

          Kryesia e “Shoqatës Atdhetare Kulturore Bulqiza”, edhe në të ardhmen do të vlerësoj njerëzit që veprimtaria e tyre e shquar është e lidhur me Bulqizën në të gjitha kohërat.

S'KA KOMENTE