“Eshtrat dhe trupi im tani pushojnë në dheun e Kosovës”- Epitafi tek varri i Isa Boletinit!

293

Qeveria e Republikës së Kosovës ka dhënë vendim që eshtrat e Isa Boletinit përfundimisht të rivarrosen në vendlindjen e tij, në fshatin Boletin, Mitrovicë.

Gjithashtu kabineti qeveritar ka ndarë 50 mijë euro për rivarrimin e heroit kombëtar, Isa Boletini.

Ndërkohë ministri i FSK-së, Haki Demolli ka thënë se me rastin e rivarrimit të eshtrave të heroit kombëtar, më 10 qershor, të gjitha qytetet e Kosovës do të dekorohen me flamuj kombëtarë dhe ata shtetërorë, raporton Telegraf.

“Ndërkaq epitafi i Isa Boletinit, i vendosur nga Akademia e Shkencave dhe Instituti i Historisë së Kosovës dhe ai i Shqipërisë do të jetë ‘Eshtrat dhe trupi im tani pushojnë në dheun e Kosovës’”, ka thënë stërnipi i Isa Boletinit, Gazmend Boletini.

S'KA KOMENTE