Kur ëndrra bëhet realitet…

    49

     

    •Në fushën e biznesit, gjëja më interesante dhe e gëzueshme për mua ka qenë dita kur ka filluar transmetimet “TV Bulqiza”. Gjatë ditëve që po punoja për hapjen e këtij biznesi përjetova një ankth që vinte nga shumë pengesa. Kur arrita tek transmetimet vizuale për publikun, ishte një ditë shumë e lumtur dhe e veçantë. Ndërsa një ditë të vështirë kam kaluar në fëmjëri. Në atë kohë, pas përfundimit të shkollës tetëvjeçare jepeshin bursa studimi për vazhdimin e shkollës së mesme. Mua nuk m’u aprovua për arsye biografie. Kjo ka qenë dita më e trishtuar e jetës time. U detyrova të vazhdoj gjimnazin në qytetin e Peshkopisë duke ecur çdo ditë nga 5 – 6 orë

     

    Halil RAMA
    Të jesh një sipërmarrës është çështje talenti, por është edhe një dhuratë nga Zoti. Edmond Isaku i ka të dyja. Ai ka dëshmuar se është një sipërmarrës i suksesshëm dhe i guximshëm, ka ide, aftësi menaxhuse etj. Si i tillë ai zë vend të veçantë në Panteonin e Vlerave.
    Si një ndër anëtarët më aktiv të Këshillit të Bashkisë Bulqizë (këshilltar i zgjedhur për pesë mandate radhazi), z.Edmond Isaku, i është përmbajtur parimit kushtetues të ushtrimit të pushtetit nëpërmjet autonomisë vendore, që sipas tij kushtëzon ekzistencën e një pushteti vetëqeverisës vendor, sipas koncepteve të përparuara të organizimit të shtetit demokratik. Për faktin se Këshilli i ri Bashkiak i Bulqizës duhet të zotërojë aftësi efektive për të rregulluar e për të drejtuar, brenda ligjit, nën përgjegjësitë e veta dhe në të mirë të popullsisë, një pjesë të mirë të çështjeve publike, z.Isaku ka insistuar që kjo e drejtë të ushtrohet nga këshilli i përbërë nga anëtarë të zgjedhur me votim të lirë, të fshehtë, të barabartë, të drejtpërdrejtë e universal, i cili duhet të ketë organe ekzekutive përgjegjës në vartësi. Kjo sipas tij, për faktin se duke ushtruar në mënyrë më efektive funksionet e kompetencat, duke nxitur pjesëmarrjen edhe të bashkësisë në qeverisjen vendore, realizimi i detyrave nga këshilli bashkiak, realizimi i shërbimeve në forma të përshtatshme do të sigurojë njëherazi edhe një transparecë më të madhe ndaj publikut.
    Edmond Isaku ka punuar ndër vite në sektorin privat duke respektuar ligjet dhe rregullat e shtetit ligjor dhe të ekonomisë së tregut. Është i pa implikuar me detyra publike dhe afera me fonde publike.  Lajtmotivi i tij është: “E dua qytetin tim Bulqizën dhe gjithë investimet e mia në fushën e medias, të ndërtimit dhe nxjerrjes së kromit, i kam fokusuar pikërisht në këtë qytet, duke punësuar dhe mbështetur qindra familje”.
    Edmond Isaku u lind në Grazhdan të Maqellarës dhe rrjedh prej një familjeje të njohur patriotike të zonës. Me edukatën e korrektësinë, të trashëguara nga prindërit e tij u angazhua përditë në punë duke përforcuar bindjen e tij se vetëm duke guxuar mund të shkonte përpara, të çante edhe në sipërmarrje të tilla të guximshme. Motoja e tij ishte dhe është: me punë dhe vetëm me punë do të mund të ndërtosh të ardhmen që ëndërron. Vitet e fundit ai është investuar edhe ne botën dixhitale, ku tashmë ka disa abonentë të rrjetit kabllor. Si drejtues i një firme kromi, drejtori i “TV Bulqiza” dhe i gazetës së këtij rrethi, kryetar i Shoqatës të TV kabllore kombëtare dhe njëkohësisht këshilltar në bashkinë e Bulqizës, M.Isaku ka mjaft reputacion dhe një emër të mirë në këtë rreth. Ai njihet për karizmën dhe për një dashamirësi të admirueshme ndaj komunitetit.
    Mond Isaku nuk është i apasionuar vetëm pas biznesit. Ai është një sipërmarrës i sukseshëm të cilit i pëlqen t’i japë komunitetit. Është bashkëthemelues i gazetës “Bulqiza”, të cilën e drejton me kompetencë e profesionalizëm që prej tre vitesh. Gazeta “Bulqiza”, nën drejtimin e tij, si zë i spikatur në tregun mediatik shqiptar, solli frymën bashkëkohore të zgjidhjes së problemeve të qytetit e të fshatrave, duke evidentuar faktorë objektivë e subjektivë që ndikojnë në ecjen përpara, në kapërcimin e krizës ekonomike e të mungesës së besimit, për të gjallëruar forcat e brendshme lëvizëse të njerëzve tanë, të freskimit të veprimtarisë publike e shtetërore në të gjitha nivelet. Kjo gazetë ka promovuar dhe promovon atë çka vjen si vlerë nga e kaluara dhe i flet të sotmes me një pasqyrim real të problematikave të shumta që ka sot komuniteti i këtij rrethi. “Gazeta “Bulqiza”, natyrisht nuk do të kishte mundësi të botohej pa mbështetjen financiare të z. Edmond Isaku, administrator i TV-Bulqiza dhe i kompanisë “Mariuxho” sh.pk. që merret me nxjerrjen e mineralit të kromit. Edmondi duke qenë edhe kryetar i shoqatës së rrjeteve kabllore dhe televizioneve lokale ka fituar një përvojë të shkëlqyer mbi mediat elektronike dhe të shkruar, duke u bërë faktor në komunikimin publik dhe emancipimin e përgjithshëm kulturor. Përvoja e gjatë si këshilltar bashkiak i ka dhënë mundësi Mondit që të njoh në detaje problemet ekonomike shoqërore të Bulqizës. Ndaj i nxitur nga këta stimuj mjedisor, rreth dy dekada më parë ngriti televizionin lokal i cili tani është fuqizuar në përhapjen e valëve dhe në cilësi programe transmetimi. Po ashtu edhe në rindërtim të ideve të reja dhe të vizionit për të ardhmen.
    Në këtë intervistë ekskluzive për “Gazeta BULQIZA”, ai shfaqet disi ndryshe, duke rrëfyer origjinën, familjen, prirjet etj.
    -Për ata që nuk ju njohin a mund ta nisim intervistën mbi origjinën tuaj?
    Po. Jam Edmond Xheladin Isaku, nga Grazhdani i Dibrës. Punoj ne sektorin privat, ku drejtoj këto lloj aktivitetesh: Sipëmarrës tek subjektet minerare “Isaku internacional” dhe “ Dema – Patin”, Sipërmarrës i medias lokale, televizionit Bulqiza, kabllor Bulqiza, Gazetës Bulqiza si dhe sipërmarres i hotel “Bulqiza”. Pra aktivitetin tim e kam të shtrirë në qytetin ku unë kam jetuar e punuar për shumë vite.
    –  Në se do të shkruanit çdo gjë që të ka ndodhur deri më tani, beson se njerëzit do të donin ta lexonin ?
    -Besoj se po të shkruaj do të ishte shumë interesante. Gjithsesi, në një intervistë nuk mund të përmblidhet gjithshka e jetës sime, por besoj se do të mjaftonin qoftë dhe vetëm sukseset që kam arritur me investime në fushën e bisnesit që do të shtynin shumë njerëzë për t’i lexuar. Tharmi do të ishte, suksesi që kam arritur unë në rrugën e biznesit dhe ndihmën që kam dhënë me investimet e mia. Tani më vjen habi për iniciativën që mora në vitin e parë të fillimit të biznesit me Sipërmarrjen e TV – Bulqizës. Në atë kohë nuk kisha kapital, dhe atë pak përvojë që kisha vendosa ta shtrijë në këtë biznes.
    –  Si do ta përshkruaje veten tënde?
    -Vetë besoj tek Zoti për mbarëvajtjen e punëve, ndërsa të tjerët më thonë që je i qetë dhe i matur. Mundohem të jem sa më bashkëpunues.
    –  Cilën mban mend si historinë më të bukur të jetës?
    Historia më e bukur e jetës time ka qenë kur më ka lindur goca e më pas dy djemtë. Lindjen e fëmijëve e kam përjetuar si gëzimin më të madh të jetës time.
    Në fushën e biznesit, gjëja më interesante dhe e gëzueshme për mua ka qenë dita kur ka filluar transmetimet “TV Bulqiza”. Gjatë ditëve që po punoja për hapjen e këtij biznesi përjetova një ankth që vinte nga shumë pengesa. Kur arrita tek transmetimet vizuale për publikun, ishte një ditë shumë e lumtur dhe e veçantë. Ndërsa një ditë të vështirë kam kaluar në fëmjëri. Në atë kohë, pas përfundimit të shkollës tetëvjeçare jepeshin bursa studimi për vazhdimin e shkollës së mesme. Mua nuk m’u aprovua për arsye biografie. Kjo ka qenë dita më e trishtuar e jetës time. U detyrova të vazhdoj gjimnazin në qytetin e Peshkopisë duke ecur çdo ditë nga 5 – 6 orë.
    Një brez i rritur në kushte të vështira, mund të quhet brez i humbur sepse punuan dhe nuk gëzuan asnjë lloj prone.
    -Cilat janë tre cilësitë që çmon tek një njeri?
    Ndershmerinë, inteligjencën,   përku-shtimin.  Pëlqej njerëzit miqësor dhe të sinqertë. Përpiqem të përvetësoj tipare të modeleve më të mira por pa u mbështetur tek një model i veçantë.
    -Si e keni ritmin e punës?
    Punoj sistematikisht, i motivuar dhe pa sforcime. Pushimet i organizoj me failjen në vendet më të mira brenda dhe jashtë Shqipërisë.
    -Ndër të tjera libri është një tru që flet, një mik që pret, një shpirt që fal, një zemër që qan… Ç’farë lidhje ke me leximin?
    Më pëlqen libri dhe leximi. Fakt është krijimi i gazetës “Bulqiza”. Bota është një libër, dhe ata që nuk udhëtojnë lexojnë vetëm një faqe. Bëj shumë udhëtime për arësye biznesi që më japin kënaqësi dhe njohje me realitete të reja.
    – Në cilin vend të botës do të pëlqente të jetonit?
    Në Shipëri.
    -Si ka qënë raporti me lirinë në jetë, sa e leni luftuar dhe sa e keni dashur?
    Lirinë e vlerësoj në të gjitha dimensionet e saj.
    -Mendon se ekziston dashuria e përjetshme?
    Dashuria e përjetëshme është ajo familjare.
    -Si e çmoni miqësinë që këni me të tjerët?
    Në të mirë dhe në të keq, një mik i vërtetë, është gjëja më e mirë në këtë botë. Miqësia për mua ka shumë vlerë dhe kam shumë miq. Ndjehem i rrethuar nga miq dhe shokë shumë të mirë që më ndihmojnë dhe më japin kënaqësi.
    Cila ka qënë detyra që ju ka mërzitur më shumë?
    Më e mërzitshmja ka qenë stërvitja ushtarake (zbori) në ushtri në kohën e monizmit.
    -Cili është vlerësimi yt për politikën shqiptare?
    Politika shqiptare si rezultat i mungesës së përvojës ka zgjatur tranzicionin. Ka përmirësime dhe shpresojmë të arrijmë të integrohemi në BE. Shqipëria është vendi ku duhet të punojmë shumë dhe ta duam shumë. Të ardhmen e vendit tim e shoh me optimizëm. Më shumë punë dhe arritje të reja, përsosmëri profesionale dhe cilësi jete.
    E ardhmja politike sipas jush?
    Zgjedhje të lira, të ndershme me mbështetje ndërkombëtare, sistem drejtësie më i kualifikuar dhe rritje ekonomike që do të ishte në harmoni me qeverisjen nga një filozofi e të djathtës së qendrës.

    S'KA KOMENTE