Shperndahen çantat e infermierit për infermierët e Qendrave Shëndetësore të rrethit Bulqizë

49

Në sallën e konferencave të Hotel restorant Bulqizës janë shpërndarë çantat e infermierit për të gjithë infermierët e qendrave shëndetësore të rrethit Bulqizeë, mundësuar nga projekti HAP (Shëndet për të gjithë), financuar nga qeveria Zviceriane. Çantat e shpërndara kanë brenda 16 paisje që do të përdoren nga këto infermierë. Këto paisje që përmban çanta janë hartuar në bashkëpunim me infermierë të kujdesit shëndetësor parësor, Urdhërit të Infermierit, Fakultetit të Infermierisë, Tirane dhe të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë. Çantat ju dorëzuan infermierëve, duke ju demostruar dhe shpjeguar nga infermierët e qendrave shëndetesore Sokol Curri dhe Eranda Dani, përbërësit në çante, e cila do të pasohet  me trajnime të veçanta për përdorimin e secilës nga paisjet në çantë.
Paisja me këto çanta infermieri, sipas specialistëve do të rrisë  shumë shërbimet që ofrohen nga infermieret e qendrave shëndetësore, si dhe cilësinë e kujdesit të infermierëve në Kujdesin Shëndëtësor Parësor në Bulqizë.
Në shpërndarjen e këtyre çantave të infermierit mori pjesë edhe Drejtori i Shëndetit Publik  Flamur Meta dhe koordinatorja e Projektit “Shëndet për të gjithë” për qarkun Dibër, Anduela Kaba.

S'KA KOMENTE