RAMIZ HYSENI, DËSHMORI QË RA NË LLOKËM TË STRUGËS

125

Nga Sakip Cami

Është lindur në vitin 1914 në Sopot të Zerqanit të Dibrës.
Okupacioni fashist i 7 Prillit 1939 e gjeti atë më armën e xhandarmërisë në Pogradec. Ai që në fillim ra në kontakt me shokëtë e rezistencës antifashiste dhe u solidarizua me ta.
Duke qenë me uniformën e karabinierit, ai mundi ta ndihmonte më shumë luftën sepse i jepte informacion Grupit Partizan të Pogradecit për lëvizjet e ushtrisë italiane.
Pasi ra në sy kur ishte në Pogradec, e transferuan në Vlorë. Edhe në Vlorë u vu në lidhje me partizanët dhe u jepte informacione.
Ramiz Hyseni ishte i shkathët, trim dhe besnik. I pikonte zemra gjak kur i shikonte në burgjet fashiste që torturoheshin, bijtë e nënave shqiptare.
Ai e urrente fashizmin dhe zgjodhi rrugën e ndihmës së partizanëve dhe antifashistëve dhe bashkëpunimin me lëvizjen Antifashiste Nacional Çlirimtare. Por ra n ë sy të italianëve dhe para arrestimit , del në ilegalitet dhe rradhitet në Batalionin Partizan të Dibrës.
Batalioni i Dibrës ishte ngarkuar me një mision të ri. Ai duhet të kalonte kufirin dhe të luftonte për çlirimin e disa fshatrave të Dibrës dhe të Strugës. Të furnizuar me armë dhe municion partizanët u nisën. Pushimi ishte caktuar pasi të kalonin Salçën, Jabllanicën dhe të arrinin në Llokmë.
Haxhi Lleshi tregon: Në fshat ishin gjermanët. Të gjithë fshatrat buzë xhadesë Dibër- Strugë pranë Drinit të Zi ishin të mbushura me gjermanë. Vazhduam rrugën faqes së malit në drejtim të Llokmës. Kur po gdhinte, u dukën shtëpitë e para të fshatit, mbuluar nga dëbora. U nisëm drejt tyre me bindjen se aty nuk dot ëkishte armiq. Isha me pararojën që përbëhej nga 12 partizanë. Me mua qenë edhe Njazi Islami, Jashar Menxelxhiu, Musa Lala, Ramiz Hyseni, Qamil Lleshi i Bllacës, Leonidha Heba, Danica, një malazeze që ishte fejuar me doktor Thoma Hariton dhe një shok tjetër maqedonas Rudmillo Stajoneviç. Të tjertët na ndiqnin 50 metra më pas. (Vite, njerëz, ngjarje, 1996, faqe 208-209)
Nga mesdita , të lodhur prej rrugës së gjatë, partizanët hynë në fshat dhe u ndeshën në befasi me forcat gjermane që kishin zënë vend aty një ditë më parë.
Në mbledhjen e shpejtë të shtabit u vendos që të nxirrej pararoja dhe të tërhiqej njësiti. Ndër të tetë vetat e pararojës , që drejtoheshin nga Haxhi Lleshi, ishte edhe Ramiz Hyseni. (Yje të Pashuar, Vëll I Faqe 273)
Nisëm tre partizanë që dinin maqedonisht tek shtëpia më e afërt. Edhe ne të tjerët ecëm pas tyre. Sapo shokët tanë trokitën , në oborr doli i zoti i shtëpisë , që ishte prift.
Shtëpia kishte pasë gjermanë. Ata sapo panë partizanët dolën me shpejtësi nga dera e madhe. Partizanët i njohën dhe hapën zjarr drejt tyre me automatik dhe me bomba dore. Gjermanët ishin të shpëndarë në të gjithë fshatin dhe filluan të organizohen kundër partizanëve.
Partizanët u fshehën pas mashnës së shtëpisë për të vazhduar sulmin e për tu tërhequr më pas. Partizani maqedonas u plagos në krah. Lëshuam bomba dore në mënyrë që të tërhiqnim shokun e plagosur, vazhdon tregimin H.Lleshi.
Përpjekja vazhdoi dy orë. Forcat gjermane u përforcuan edhe më me forca të reja. Ramizi kishte zënë një pozicion të mirë luftimi dhe që andej qëllonte pa ndërprerje.
Urdhëri ishte dhënë për t’u tërhqur pas përëndimit të diellit, tërheqje duke luftuar. Për të ndalur depërtimin në thellësi të forcave gjermane luftonte me trimëria pararoja partizane me 8 partizanë, ku bënte pjesë dhe Ramiz Hyseni.Një mjergull e dëndur mbuloi fshatin. Gjermanët u shfaqën prapa mjergullës ballë për ballë me njësitin partizan dhe me Ramizin. Ramizin nxorri bombën nga gjerdani dhe e hodhi para gjermanëve. Vendin e mbuloi tymi. Ramizi pyeste:”Po shokët a u larguan ?
Eci nëpër borë për të çarë rrethimin. Bombat i ishin mbaruar. Edhe fishekët i kishte me numërim. Një plumb e goditi në brinjë. Plaga ju hap me shpejtësi. Gjaku e mbuloi. Shokët vrapuan ta tërhiqnin. Ata e tërhoqën në një vend të sigurtë.
-Mbahu, Ramiz, Mbahu ! e inkurajonin shokët, por plaga ishte e rëndë. Ai dha shpirt në krah të shokëve.
U vra edhe Danica. U plagosën Nexhat Agolli, Musa Lala dhe Leonidha Heba
Leonidhën e kapën gjermanët dhe më vonë e dërguan në një kamp internimi.
Ishte data 3 dhjetor 1943, në luftime kundër forcave gjermane në fshatin Llokëm të Strugës.
Populli dhe shokët e tij këndonin këngën kushtuar Ramiz Hysenit:
“Pararojë Ramiz Hyseni/Kur e ashpër lufta nisi/Pritës afër i afrohet/Batalioni të mos rrethohet/Kërcet pushka, kërcet topi/Lufton trimi nga Sopoti/Nga Sopoti i Zerqanit/Pararojë e Batalionit..”.
LUFTIMET  NË LLUKOVË
(3 dhjetor 1943)
Me 30 nëntor 1943 rreth 80 partizanë të udhëhequr nga Haxhi Lleshi ndodheshin në Klenjë. Këtu, në natën e 1 dhjetorit 1943 shtabi i batalionit vendosi kalimin në Maqedoni , për t’u lidhur me Shtabin e Përgjithshëm të Forcave Partizane Maqedonase që ishin stacionuar në pyjet e Karaormanit. (Historia e LANÇ të popullit dibran faqe 146)
Batalioni i Dibrës ishte ngarkuar me një mision të ri. Ai duhet të kalonte kufirin dhe të luftonte për çlirimin e disa fshatrave të Dibrës dhe të Strugës. Të furnizuar me armë dhe municion partizanët u nisën. Pushimi ishte caktuar pasi të kalonin Salçën, Jabllanicën dhe të arrinin në Llukovë, 21 km në juglindje të Dibrës së Madhe.
Haxhi Lleshi tregon: “Bënte një kohë shumë e keqe me dëborë e mjergull. Partizanët e cnin shpejt për të arritur sa më parë në fshatin Llukovë për t’u ngrohur, por në fshat kishin hyrë gjermanët. Të gjithë fshatrat buzë xhadesë Dibër- Strugë pranë Drinit të Zi ishin të mbushura me gjermanë. Vazhduan rrugën faqes së malit në drejtim të Llokmës. Kur po gdhinte, u dukën shtëpitë e para të fshatit, mbuluar nga dëbora. U nisëm drejt tyre me bindjen se aty nuk do të kishte armiq.
Nga mesdita , të lodhur prej rrugës së gjatë, partizanët hynë në fshat dhe u ndeshën në befasi me forcat gjermane që kishin zënë vend aty një ditë më parë.
Në mbledhjen e shpejtë të shtabit u vendos që të nxirrej pararoja dhe të tërhiqej njësiti. Nisëm tre partizanë që dinin maqedonisht tek shtëpia më e afërt. Të tjerët ecën pas tyre. Në oborr doli i zoti i shtëpisë , që ishte prift.
Shtëpia kishte pasë gjermanë. Ata sapo panë partizanët dolën me shpejtësi nga dera e madhe. Partizanët i njohën dhe hapën zjarr drejt tyre me automatik dhe me bomba dore. Gjermanët ishin të shpëndarë në të gjithë fshatin dhe filluan të organizohen kundër partizanëve.
Partizanët u vendosën pas mashnës së shtëpisë për të vazhduar sulmin e për tu tërhequr më pas. Partizani maqedonas u plagos në krah. Lëshuam bomba dore në mënyrë që të tërhiqnim shokun e plagosur, vazhdon tregimin H.Lleshi.
Përpjekja vazhdoi dy orë. Gjermanët pësuan 25 të vrarë dhe disa të plagosur, por ata u përforcuan edhe më, me forca të reja. Tërheqja e forcave partizane u bë me shumë vështirësi për shkak të luftës në kushtet e errësisrës dhe të shtëpijave për rreth.
Në këtë përpjekje u vra Ramiz Hyseni nga Sopoti, Donika Harito nga Mali i Zi, e martuar me Dr. Thoma Hariton, Izet Biçi, nga Mazhica, (Shpukthi),Veli Koleci nga Shtushaj, Arif Lloshaj nga Vlashaj, Hysen Prapaniku nga Prapaniku, Sami Bajrami nga Radostushi, italiani me emrin Antonio dhe Ismail Sallku (Klobçishti) .
U plagosën Leonidha Heba nga Durrësi, Musa Lala nga Strikçani, Nexhat Agolli, Xhelal Sharku nga Dibra e Madhe, Shaban Prapaniku nga Prapaniku, Ludmillo Stojanoviç (maqedonas) dhe Feta Markja nga Bofmolla.

S'KA KOMENTE