VELO CFARKU PROMOVON “MOZAIK EPISODESH E NGJARJESH, RRJEDHËS DRINIT ZI”

45

NJË SKANER I IMËT DHE YLL POLAR PËR GOLLOBORDËN E DIBRËN

Me datën 3 nëntor 2018 në sallën qendrore të Muzeut Historik Kombëtar u zhvillua promovimi i librit të pestë të shkrimtarit dhe publicistit Velo Cfarku. Mernin pjesë miq të autorit, politikanë, shkrimtarë, artistë dhe bashkëqytetarë të tij nga Golloborda e Dibrës.
Kumtesën kryesore e mbajti shkrimtari dhe publicisti Faik Xhani, i cili ndër të tjera tha se Velo Cfarku ,është një nga këto njerëz, që ka zgjedh të vështirën, ka zgjedhur t’i shërbejë në mënyrën më të mirë jo vetëm familjes Cfarku, por edhe Gollobordës, Dibrës, Shqipërisë e shqiptarëve.
Pikërisht këtë model qytetari e intelektuali përshfaq në tërësinë e vet libri “Mozaik episodesh e ngjarjesh, rrjedhës Drinit Zi”, që po promovojmë sot.
Ky libër është një tjetër përpjekje serioze e Velo Cfarkut për të lartësuar e ndriçuar vlerat e thesarit të paçëmuar të kulturës materiale e shpirtërore të Gollobordës, Dibrës e më gjerë.
Libri përfshin 15 kapituj me një ilustrim komod prej 180 fotosh, prej të cilëve 60 me ngjyra. Ai rrok një tematikë të gjerë e të larmishme dhe përfshin disa gjini letraro-publicistike si: Ese, tregime, balada, eposin e martirëve, analizën e thellë dhe të imët të sisitemit monist, të ndodhive e ngjarjeve, portretin, përshkrimin, kritikën letrare etj. E rëndësishme është, se secila prej këtyre gjinive, është realizuar me peshën e fjalës artistike, koloritin e pasur figurativ, me peizazhin magjepës të natyrës si dhe me deduksionin e induksionin analitik e shkencor, që dëshmon më së miri për formimin e gjithanshëm dhe begraundin eurodit të Velo Cfarkut.
Në libër shpaloset me një pathos të madh, me një vërtetësi të rrallë, me një rrëfim të këndshëm dhe me një argumentim të thellë qëndresa dhe kontributi i Gollobordës e gollobordasve në luftë për mbrojtjen e trojeve gjatë gjithë rrjedhës historike ku rolin kryesor e ka luajtur Stebleva dhe trinomi Sebisht, Borovë, Zabzun. Sejcili prej ketyre fshatrave të lidhur si vargmalet e Jabllanicë-Belicës kanë ditur jo vetëm të parashikojnë rreziqet, të lëshojnë kushtrimin, por edhe të punojnë e luftojnë me heroizëm duke mbështetur fuqishëm Dibrën dhe duke i shërbyer jo vetëm Gollobordës e Dibrës, por gjithë Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Figura të tilla si: Mustafa Qemal Ataturku, Mustafa Ago Ostreni, Hoxhë Moglica, Haziz Lila, Vasil Mlladen Pleushku, Adem Bojaxhiu, Qerim Aliaj, Xhevahir Kasa, Demir Aga, Budin Budini etj. i ndrisin e nderojnë jo vetëm Gollobordën, por gjithë Shqipërinë. Jeta dhe veprimtaria e tyre, dashuria e madhe për atdheun, për gjuhën e shkollën shqipe, për arsimin e kulturën në përgjithësi, zhvillimin e përparimin e vendit mbetet edhe për gjeneratat e reja të Shqipërisë traseja e duhur, e ndritur dhe e lavdishme ku duhet të ecin ballëlart të sigurtë gjatë gjithë hapësirës kohore.
Në këtë libër një vend të veçantë zë kapitulli me titull: “Ata ndërtuan gjithë Shqipërinë”. Dhe vërtetë ashtu ka ndodhur. Nuk ka objekt madhor në Shqipëri dhe qytet që gollobordasit nuk kanë dhënë ndimesën e tyre e të mos kenë përshfaqur më së miri daltën e çekiçin, aftësitë projektuese e ndërtuese, fantazinë brilante, kompozimin e duhur arkitektonik, shijen e hollë në gdhendjen dhe skalitjen deri në riprodhimin e veprave të artit si ikona, skulptura deri në Mat’hauzen Austri dhe të shumë monumenteve të Kulturës brenda e jashtë vendit me vlera të pashlyera për të shkuarën dhe të ardhmen.  Mendja e ndritur dhe memoria e admirueshme e autorit Velo Cfarku ka ditur të sjellë në kujtesë protaganistë dinjitoz të Gollobordës nga martirët e Bellovodës Hoxhë Moglica, Haziz Lila e Vasil Mlladen Pleushku, Heronjtë e Punës Xhafer Çela, Gani Tuçepin e Ahmet Xheloja, Pleqtë e mençur Ahmet Lila, Vangjel Rajku, Sali Gjini, Petro Zorba, Orse Rajku, Kadri Tamizi, artistët me famë Nadire Buzo (Nura) e Esat Musliu, të zgjedhurit nga populli për disa mandate si: Adem Bojaxhiu, Hatixhe Avda, Sadik Muratin, Jakup Projku, drejtuesit e sukseshëm Hysen Mata e Mentor Muça, mësuesit e dëgjuar Vahid Kormaku, Islam Hoxha, Shpëtim Kormaku, Selman Koçi, Hamdi Muça, Ilimi Sadikaj, Aqif Sula, Hamit Muça, Mustafa Shahinaj, Mehmet Çadri, Sefedin e Zylfi Hasani, Ismail Sinani, Haki Sharofi, Ramis Qatja, publicistët e famshëm: Josif Bageri e Jashar Erebara, gjyqtarin e Strazburgut Kristaq Traja, pedagogët e rusishtes si: Qemal Hoxha, Vasilika Ilo Koja, Agim Basha, Prof. Asoc. Dr. Vita s. Koja, Boris Velo Cfarku, koreografen Vasilika Cfarku , fizikanten Florinda Cfarku , gra autoritare si: Shabanica Lushkoska, Mehmetica Shutina, Zuberica Ereqi, Trajçeica Cfarku, Nazirica Basha, Shçegjoica Karaxhava etj., të cilët i shëndrisin Gollobordës, Dibrës dhe gjeneratave të reja si yll polar.
Në takim folën edhe poeti matjan Hamdi Hysuka, poeti nga Librazhdi Qazim D. Shehu, poeti nga Vlora Ilir Balili etj. Folësit vunë në dukje lëndën e plotë dhe të zgjedhur të publicistit Velo Cfarku , me një kontribut 60 vjeçar në fushën e publicistikës.
Në fund publicisti Velo Cfarku falenderoi pjesëmarrësit.

S'KA KOMENTE