U NDA PARA KOHE NGA JETA HEKURAN CAMI

37

Me datë 5 nëntor 2018 u nda para kohe nga jeta pas një ataku kardiak, Hekuran Cami.
Hekurani, i biri i Xhelal Musa Camit nga fshati Viçisht u lind me 13 prill 1957.
Mësimet e para i bëri në shkollën 8 vjeçare “Fasli Cami” në vendlindje.
Pas mbarimit të shkollës së mesme ai ndoqi Universitetin Bujqësor  në Tiranë dhe u diplomua si agronom i lartë. Ai punoi me përkushtim si agronom , kryeagronom dhe përgjegjës sektori në shumë njësi bujqësore të zonës së Shupenzës dhe të Gjoricës.
Pas vitit 1990 ai hapi një njësi farmaucetike bimore në Shupenzë duke ju përkushtuar plotësisht mbrojtjes së bimëve dhe zhvillimit të bujqësisë në rrethin e Bulqizës. Bashkë me bashkëshorten, Zanën, edhe kjo agronome e lartë, ju kushtuan familjes dhe pasionit të zhvillimit të bujqësisë dhe fitoteknisë duke ju ardhur në ndihmë fermerëve kudo që ndodheshin. Të qoftë dheu i lehtë Hekuran !

S'KA KOMENTE