APEL PËR NDIHMË. TE SHPETOJME FLORINA LIKEN!

39

Florina Lika është e datëlindjes 1988, e martuar me Sokol Likën. Ka tre vajza dhe më e vogla është një vjeç. Florina është operuar përpara pesë viteve në Tiranë në nofull, pasi një lloj “tumori” po i komsumonte kockën e nofullës. Në këtë operim doktorët vendosën një metal në nofullën e saj si element plotësues dhe lidhës të nofullës. Por këtë vit Florina ka filluar të ketë dhimbje të forta në nofull përsëri. Pasi është kthyer tek mjekët që e operuan përpara pesë viteve, ata i thanë që sëmundja është përsëritur dhe po konsumon përsëri nofullën. Ata i thanë se duhet kryer urgjent ndërhyrje tjetër kirurgjikale, por nuk siguruan nëse nofulla do ti rezistojë thyerjes.
Bashkëshorti i saj, Sokoli, me ndihmën e një njohuri ka mundur të shkojë dhe të kryejë të gjitha egzaminimet paraprake në Münster, Gjermani.
Mjekët gjermanë kanë konkluduar që duhet një ndërhyrje urgjente në nofullën e Florinës, duke pretenduar se do të përdorin kockë që do ta heqin nga ndonjë pjesë tjetër e trupit të saj.
Kostoja e kësaj ndërhyrje kirurgjikale është 35300€. Çdo ditë vonesë që kalon, është me shumë rrisk për shëndetin e Florinës, pasi rrezikohet humbje e nofullës plotësisht dhe e gjithë jeta e saj.
Familja nuk ka asnjë mundësi ekonomike për ta përballuar këtë vlerë, pasi është i papunë. Çdo euro € e dhuruar në këtë llogari do të jetë një kontribut jetësor në ndërhyrjen që duhet bërë në nofullën e Florinës. Sokoli dhe Florina falenderojnë dhe ju janë shumë mirënjohës çdo kujt që do të jape ndihme në këtë emergjencë shëndetësore në të cilën Florina gjendet.
Nëse mundesh të kontribuosh kliko linkun më poshtë:

https://l.facebook.com/l.php?u=https%3A%2F%2Fwww.gofundme.com%2Fte-ndihm-loren-te-kryhet-operacioni%3FteamInvite%3DDpwGE904VyJZVszhjHqjENq03h4w4r1jRAozWybtrDmoIeWMseoss9497yzWm82F%26fbclid%3DIwAR3oG_t5uvLB8ojUYKBazCyCXtjUZh-xkhQIPsU3KVMkRD1JQXSzAdgFzk0&h=AT3FAtS6GvP_ihjPiV_3Wzd0ASdCf86fdE2-aSpvwbavJ9bbz1qjrkTZH1Idy8mPby6_XGBliNXcafqbbY18GK2XBLvn38Ycgtk2MuCCnTMdpnM07LTCT2I2h5Q2aU_YaoBiq1HWXcXhlxlVyJoz154

S'KA KOMENTE