Masakra në Mat, bashkia shpall “Qyetar nderi” tre viktimat

291

Një shuplakë shkaktoi masakrën në Mat, autori kërkoi t’i shtronin rrugën afër shtëpisë

Një debat i nisur me punëtorët e bashkisë së Matit për rikonstruksionin e rrugës së fshatit Shëlli, është bërë shkas që më tej banori i zonës, të vrasë dy nga punonjësit edhe një banorë dhe të lë të plagosur një tjetër, teksa ata hanin drekë në lokalin e fshatit gjatë orarit të drekës.
Kujtim Koxha, 54 vjeç, është banues në fshatin Shëlli- Mat dhe vrau Mentor Hoxhën, 36 vjeç, shofer fadrome banues në fshatin Burgajet, si dhe ka plagosur rëndë e më pas kanë humbur jetën në spital në Tiranë punonjësi tjetër Erzen Aliaj, 49 vjeç, banues në Burrel, shofer kamionçine dhe Hamit Buci, 43 vjeç, banor i fshatit Shëlli. I plagosur rëndë mbeti një tjetër banor i fshatit Burgajet, A.H, 40 vjeç.
Policia ka zbardhur ngjarjen duke sqaruar se “Kujtim Koxha ka qenë ne lokalin e fshatit Shëlli rreth orës 12.30 të dates 10 tetor 2018, dhe në këtë kohë kanë ardhur punonjësit e Bashkisë të cilët po punonin në një rrugë fshati, ku janë ulur për të ngrenë drekë në lokalin e fshatit.
Në këto moment Kujtim Koxha ju ka thënë punonjësve të Bashkisë dhe kryesisht Erzen Aliajt: “Përse nuk vini dhe më shtroni rrugën afër shtëpisë time, përse po shtroni vetëm këtë rrugë” . Në këtë kohë është çuar nga tavolina Erzen Aliaj ku kanë dalë jashtë lokalit dhe ka debatuar me Kujtim Koxhën, dhe e ka goditur me shuplakë në fytyrë.
Po në këtë kohë janë ngritur punonjësit e tjerë duke i ndarë pasi Kujtim Hoxha ishte në gjendje të dehur.
Më pas autori është larguar në drejtim të banesës së tij ku ka marrë armën e zjarrit dhe pasi është afruar tek lokali ka qëlluar punonjësit të cilët po konsumonin drekë.
Pas krimit të kryer autori është larguar drejt pyllit të fshatit Burgajet, brenda 1 ore, u prangos rreth një orë larg vendngjarjes në një urë në Burgajet.
Për kapjen e tij u vunë në ndjekje 40 forca policie.
Ndërsa në një video të publikuar nga policia, Koxhaj shfaqet mjaft i qetë dhe pa asnjë pendesë teksa shoqërohet për në komisariat.

Si ndodhi krimi
Autori Kujtim Koxha, rreth orës 12:30 të mesditës së 10 tetorit ka qenë në lokalin e fshatit, kur brenda ambientit kanë hyrë punonjësit e bashkisë për të ngrënë drekë. Koxha u ka kërkuar punonjësve të bashkisë që të shtrojnë rrugën deri afër shtëpisë së tij.
Kjo ka sjellë debat mes tij dhe punonjësve të bashkisë dhe në një moment shoferi i kamionçinës, Erzen Aliaj ka debatuar jashtë lokalit me Kujtim Koxhën dhe e ka qëlluar me shuplakë. Aliaj mësohet se ka qenë në gjendje të dehur. Më pas autori ka shkuar në banesë, ka marrë armën automatik dhe është kthyer në lokal duke qëlluar punonjësit e bashkisë që po konsumonin drekë.
Nga ngjarja gjeti vdekjen në vend Mentor Hoxha, ndërsa Erzen Aliaj dhe Hamit Buçi humbën jetën pak orë pas ngjarjes. I plagosur mbeti dhe Astrit Hani, i cili po merr mjekim në spitalin e Burrelit, jashtë rrezikut për jetën. Policia arrestoi 51-vjeçarin Koxha rreth një orë larg vendngjarjes, në një urë në Burgajet. Për kapjen e tij u vunë në ndjekje 40 forca policie.

Kapet autori
Policia e Shtetit, bën me dije kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes në rëndë në Mat. Ai është Kujtim Koxha dhe u kap menjëherë pas ngjarjes. Një i vrarë dhe tre të plagosur, ky është bilanci i një konflikti në fshatin Shëlli në njësinë administrative Lis të Matit.
Viktima është një punonjës i bashkisë Mat, Mentor Hoxha. Personi i dyshuar nga policia se ka kryer vrasjen është Kujtim Koxha. Katër punonjësit e Bashkisë së Matit, kishin shkuar në fshatin Shëlli për të hapur një rrugë të zënë nga një banor i zonës. Ata kanë debatuar dhe më pas janë ulur për të drekuar në lokalin e fshatit. Gjatë kohës kur ata po drekonin brenda lokalit të fshatit, ata janë qëlluar me automatik nga 51-vjecari Kujtim Koxha. Për pasojë një prej tyre ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur. Tavolina ka qenë ende e shtruar kur ata janë qëlluar me armë. Policia njofton se dy nga të plagosurit u nisën drejt Tiranës.

I vetmi i mbijetuar nuk flet dot: Kam parë tmerr me sy
Astrit Hani është i vetmi që u mbijetoi plumbave të masakrës së 54-vjeçarit Kujtim Koxha në Mat.
41-vjeçari ka marrë dy plumba dhe ka deklaruar se nuk është në gjendje të flasë për shkak të plagëve, por edhe gjendjes së tij emocionale, pavarësisht se oficerët e Policisë Gjyqësore në Mat kanë shkuar dy herë në spitalin “Xhavit Mara” në Burrel.
Mjekët kanë deklaruar se 41-vjeçari ende nuk është në gjendje për të folur, ndërsa për familjarët i plagosuri ka deklaruar se ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike nga ajo që ka parë.
“Ka parë tmerr me sy dhe nuk mund të flasë. Është në gjendje jo të mirë. Ejani në një moment tjetër”, janë shprehur të afërmit e 41-vjeçarit Hani.
Mesditën e djeshme ai është transportuar me një mjet privat dhe ka ngushëlluar familjen e Erzen Alisë, që humbi jetën dhe u rikthye në spital.

“Lëshomë se do t’i vras të gjithë”, flet i mbijetuari nga masakra e Matit
Një tjetër i mbijetuar nga masakra e Matit rrëfen dinamikën e ngjarjes së tronditi vendin, me tre të vrarë dhe një të plagosur.
Brigaderi, Gëzim Hoxha, thotë se gjithçka ndodhi brenda pak sekondave dhe se Koxha kishte dy karikatore të tjera me fishekë me vete.
Sipas tij, autori i masakrës Kujtim Koxha pasi zbrazi një karikatore në drejtim të tyre i tha kryeplakut që i kapi automatikun: Më lësho se do t’i vras të gjithë!
Brigadieri i Bashkisë mohon se shkak i konfliktit të ketë qenë shtrimi i rrugës pranë shtëpisë së Koxhës, pasi nuk i ka bërë askujt kërkesë për këtë çështje edhe pse plani i bashkisë ishte për të ndërhyrë dhe në lagjet e fshatit Shëlli pas mbarimit të rrugës kryesore. Siç tregon Hoxha, viktimë mbeti dhe një prej shokëve të Kujtim Koxhës, Hamit Buci, me të cilin pinte çdo ditë në atë lokal dhe që në momentin e ngjarjes e solli rastësia. Gëzim Hoxha thotë se gjithashtu se autori i masakrës njihej si person problematik në fshat.

Sa u futëm në lokal dhe po vinte buka, krisi automatiku

U nisëm në mëngjes si gjithmonë dhe ikëm në destinacionin e punës në fshatin Shëlli për riparimin e rrugës kryesore. Nga ora 8 ishim aty, morëm makineritë dhe vazhduam punën.Ky personi më thanë se ka qenë tërë ditën në atë lokalin e vogël aty. Nuk e njihnim. Vazhduam punë. Mbaruam rrugën kryesore rreth orës 1 dhe u thamë shoferave shkoni se do hamë bukë tek lokali. Shoferët ikën çerek ore aty para lokalit ndërsa unë me kryeplakun po shihnim një rrugë për ta bërë. Shkuam tek lokali, u futëm brenda. Sa u futëm brenda aty ka kris automatiku, në fillimin e bukës.

Vrasja jo për rrugën, nuk ka bërë asnjë kërkesë
Janë gënjeshtra ato që thotë për 10 metra rrugë sepse nuk i është bërë kërkesë asnjërit. Ne do të bënim të gjitha rrugët se na u dha urdhër nga kryetari i bashkisë që do të rrinin dhe një javë tjetër që të mbaroni të gjithë rrugët e fshatit Shëlli.Do të vazhdonim ditën e hënë nga lagjia, unë nuk ia di shtëpinë por atje poshtë.Nuk i ka thënë kujt për rrugën.Të dalë dhe të thotë që i ka bërë kërkesë njërit për rrugën. Ka pas sebep tjetër nuk e di unë, punë pune jo.

Autori i masakrës zbrazi një karikatore dhe kishte dy rezervë

Ne kemi hyrë në lokal.Kemi hyrë rreth orës 2. Në orën 2 pa 10 ka kris automatiku.Në 13:52 kam lajmëruar kryetarin e bashkisë.Nuk është fut fare në lokal as ka fol, vetëm shihej automatiku. I ngeli hapur karrikatorja.I nxori të gjithë plumbat. Kur dolëm jashtë kishte pasur dhe dy karrikatore të tjera.Nuk arriti për ato se ja kapi kryeplaku.I thoshte kryeplakut: Më lësho se do ti vras të gjithë. Deshi me rimbush automatikun. Nëse nuk do të ishte kryeplaku do ti kishte vrarë të gjithë, lokal i vogël ishte aty. Me një karikatore qëlloi katër veta dhe e pengoi ai se mund ti kishte varë të gjithë.Ka ardhur me qëllim për ti vrarë të gjithë.

Një nga viktimat, shok i autorit
Me Hamit Bucin po kishin pirë. Ishin shokë.Më thanë se rrinë përditë bashkë. Atë e solli rastësia, ishte në këmbë ai, nuk ishte në shoqërinë tonë.Tek banaku ishte. Edhe atë e kemi sjellë ne në spital. Në furgonin e bashkisë kam vënë Erzen Aliaj dhe Bucin, kurse Mentorin e mori një makinë tjetër bashkë me të plagosurin Astrit Hanin. Shoferët kanë qenë në lokal një çerek ore para nuk e di në kanë pas debat.

Na respektonte gjithë fshati, doli një dhe bëri hatanë
Pronari i lokalit na tha të shkonim tek shtëpia që të hanim. E kishte bukën në makinë të vogël. Shtëpia ishte larg. Shkoi vonë dhe do të punonim, thamë të hamë 10 minuta këtu dhe të ikim. Unë autorin e kam parë në televizor që e fiksova se nuk e njihja.Ai ka qëndruar gjithë ditën në lokal, rrinte nga mëngjesi deri në darkë, kështu thanë. Fshati thanë që ishte problematik, erdhi dhe na ngeli ne në dorë. Gjithë fshati na ka respektuar, doli një dhe bëri hatanë.

S'KA KOMENTE