Përkujtimore për rezistencën në Fushë – Bulqizë

99

Në Kodër të Danit në Fush-Bulqizë është organizuar një përkujtimore ku është vendosur edhe një pllakat që simbolizon rezistencën e banorëve të kësaj zonë për mbrojtjen e pyjeve.  Në këte takim morën pjesë banorë të zonës, intelektualë, personalitete të shkencës e politikës nga treva e Bulqizës etj. Ishte i pranishëm në këtë aktivitet edhe ish presidenti i republikës Alfred Mojsiu,  Lulzim Jashari djali i dëshmorit të Luftës së Kosovës, Adem Jasharit. Morën pjesë në takim edhe sportistët  Bulqizakë bij të kësaj zone që fituan në ndeshjet e boksit në Dibër të madhe duke u kurorëzuar edhe me titullin kampion Bote  nga djali i kësaj zone Gjetan Keta Prezantimin dhe hapjen e këtij takimi e bëri banori i kësaj zone gazetari Sami Curri, i cili tregoi rezistencën e këtyre banorëve për mbrojtjen e pasurisë së tyre siç janë pyjet.  Më pas përshendetën edhe pjesëmarrës të tjerë të ardhur enkas për këtë event. Në fjalën e tij ish presidenti i republikës Alfred Mojsiu përgëzoi qëndresën e banorëve të zonës dhe tha se i kam ndjekur me vëmendje qëndrimet dhe rezistencën tuaj dhe nuk latë që kjo çështje te bie në vesh të shurdhët por e mbajtët ndezur deri në fitore.

S'KA KOMENTE