Shpyllëzimi i malit në Bulqizë, Ismail Keta: E dhimbshme, po të isha aty do të protestoja

352

Ismail Keta, kampion i botës në Tai e Kik Boks ka reaguar lidhur për një “fenomen” që po u ndodh banorëve të qytetit së tij të lindjes, Bulqizës.
Prej disa ditësh banorët e katër fshatrave të kësaj qyteze janë ngritur në protestë kundër kompa-nisë koncesionare “Almex Ëord dhe Lubima”, e cila ka në shfrytëzim Malin e Bardhë.
Prej kohësh kjo kompani po shpyllëzon malin e banorët janë ngritur të vendosur për të mos e lejuar. Lidhur me këtë Ismail Keta shkruan në faqen e tij të Facebook se është e dhimbshme dhe e padrejtë kjo që po u ndodh bulqizakëve. Madje ai thotë me bindje të plotë se nëse do të ishte në Shqipëri, do të ngrihej në protestë krah bashkëfshatarëve të tij, pa menduar për interesat private të askujt.

Postimi i plotë:
Fatkeqësinë më duhet ta quaj fatmirësi që jam larguar i vogël nga vendlindja dhe ruaj vetëm mall dhe nostalgji për Bulqizën.
Ndiej detyrë të respektoj njëjtë si me te voglin edhe zeginin me të madh.!
Edhe pse nuk më mungon asgjë në Gjermani ashtu si edhe respekti maksimal që marr këtu, fshati Koçaj ngelet më i bukuri dhe i shtrenjti pasi aty më lindi koka.
Urrej padrejtësinë dhe nuk mund të hesht kur shikoj qartë që edhe ajo pak pasuri që ju ngeli bulqizakëve dhe bashkëfshatarëve të mi pa grabitur nga politika gati 1 shekullore, tenton t’ju grabiten edhe pylli dhe uji i pishëm !
Është e dhimbshme dhe komplet e padrejtë kur kujton bujarinë dhe siqiritetin e bulqizakëve që është në memorien e çdo njeriu që ka fjetur qoftë edhe një natë aty.
Po të isha aty, do të ngrihesha në protestë me bashkëfshatarët e mi pa menduar në interes private qoftë edhe të njeriut tim me të afërm.!”

 

REXHEP NDREU: PËRSE NUK DUHET SHFRYTËZUAR PYLLI I FUSHË BULQIZËS

1. Në bazë të ligjit Nr. 5/2016 “Për shpalljen e Moratoriumit”, neni 4 “(…) çdo kontratë duhet të shfuqizohet”;
2. Planit të mbarështrimit i ka kaluar afati dhe duhet ribërë (fshatrat po diskutojnë ta shpallin pyll mbrojtës, i propozuar nga PM ekzistues (një rrjet i grumbujve rezervate gjenetike në të gjitha bashkëshoqërimet pyjore);
3. Banorët e tre fshatrave deri tani e kanë mbrojtur dhe janë kujdesur për pyllin, duke përdorur vetëm drurët e rrëzuar dhe të tharë për plotësimin e nevojave për dru zjarri, një pjesë e madhe e tyre i kanë blerë drutë e zjarrit në tregun privat;
4. I gjithë pylli, duke qenë direkt mbi fshat, mbron shtëpitë nga gurët, rrëshqitjet e tokës dhe orteqet, pa lënë mënjanë pasurinë e biodiversitetit me llojet bimore e shtazore, me ndikim mbi klimën.
5. Ky është i vetmi pyll i mbetur në këmbë në këtë territor sepse pjesa tjetër është dëmtuar nga shfrytëzimet e pakontrolluara;
6. E fundit, por jo nga rëndësia, pasuria pyjore duhet të administrohet me një qasje gjithëpërf-shirëse, ku komuniteti vendor duhet të ketë rolin kryesor, qoftë në mbrojtjen, trajtimin, ashtu edhe në përfitimet që rrjedhin prej kësaj pasurie. Është e patolerueshme që të ripërsëritet historia e pasurive nëntokësore në rrethin e Bulqizës, ku komuniteti (të punësuarit në sektorin e minierave) përfiton vetëm kafshatën e gojës për mbijetesë dhe … fatkeqësisht shpesh, një kalim të para-kohshëm në botën tjetër për shkak të makutërisë së një grushti njerëzish!

Problemet kryesore sipas studjueseve për PM Fushë-Bulqizë
Siperfaqet pyjore jane te konsiderueshme. Ato kanë prodhuar me mijëra m3 lëndë drusore dhe dru zjarri duke u bërë një ndër furnizuesit kryesorë të ekonomisë kombëtare. Pas viteve 1990, këto masive u shfrytëzuan pa kriter nga firmat private prodhuese të lëndës drusore, mungoi forca dhe efikasiteti i ligjit, shërbimi pyjor ra pre e bashkëpunimit me abuzuesit. Krejt e kundërta ka ndodhur me pyjet të ashtuquajtura komunale të cilat shtrihen rreth fshatrave. Ata janë ringritur në sajë të vënies nën mbrojtje nga komuniteti. Sipërfaqet e dhëna në përdorim shpresojmë të trajto-heh mbi baza shkencore për të plotësuar atë mission të rëndësishëm që ka patur prej shekujsh pylli dhe mjedisi. Nuk ka sipërfaqe kullotash me pronësi shtetërore. Shfrytëzohen të ndara sipas lagjeve, fiseve e fshatrave në mënyrë racionale, bëhet kullotja me tufa, nuk ka ndërtime në infra-strukture.

S'KA KOMENTE