Bulqizë, takim informimi me maturantët e gjimnazit, për studime në vendet e BE

266

Bashkia Bulqizë, ka organizuar një takim me maturantët e gjimnazit të qytetit, për t’i njohur ata me pogramet e Karrierës dhe Programin Erasmus plus, të Bashkimit Europian, që mundësojnë aplikimin për të studiuar në vendet e BE.
Edison Balla, Koordinator i Projekteve të Bashkimit Europian, në Bashkinë e Bulqizës, në fjalën e tij, tha se qëllimi i këtij takimi kishte të bënte me cilësimin e informimit për maturantët e rrethit Bulqizë për aplikimin në vendet e Bashkimin Evropian për të studiuar. Në këtë takim ishte dhe znj. Miranda Spahiu, Pedagoge në Departamentin e Punës dhe Politikës Sociale, pranë Fakultetit të Shkencave Sociale. Tiranë, e cila në fjalën e saj tha se shumë studentë në dy tre vitet e fundit nuk kanë gjetur veten e tyre në degët që kanë shkuar në universitetete, qoftë shtetërore edhë ne ato private, dhe se maturantët tashmë duhet të kenë kujdes në përzgjedhjen e lëndëve, për të vijuar studimet në shkollën e lartë, duke zgjedhur programin e lëndes që dëshirojnë vetë.

S'KA KOMENTE